Haradinaj tregon prishjen e raporteve me LDK-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë shenja përsëri të prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo për shkak të dialogut me Serbinë dhe siç e quan ai, privatizimin e dialogut nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marrë në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mua, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po s’e ka marrë njeriun që ia kam dhënë me vetë për të cilin unë e kam dialogu. Unë nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj për televizionin publik.
Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i beson.”
“Kosova nuk e ka luksin ta zëvendësojë lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borrell. Unë nuk e di se çfarë është fol në takimin e Vuçiqit dhe Hotit, pse me dhënë shpjegime z.Hyseni, ai duhet me i dhënë gazetarëve, neve duhet të na jap informacione në mënyrë zyrtare. Nuk e di ende se çfarë është biseduar në takimin Hoti – Vuçiq. Takimi zgjati mbi një orë. Aleanca nuk di asgjë rreth takimit”, tha tutje Haradinaj