24-11-2024

Has: Gjenden mbetje mortore në fshatin Gjonaj

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit janë zbuluar mbetje mortore të një personi. Sipas antropologëve këto mbetje mortore nuk i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ato janë më të vjetra

Bislim Totaj së bashku me vëllain e tij Zeqirin, duke punuar në oborr para dy vitesh hasën në mbetje mortore.

Prandaj ata vendosën që së bashku me hoxhën t’i mbledhin eshtrat dhe t’i varrosin në varrezat e fshatit Gjonaj në Prizren.

Këtë proces përsipër e morri Zeqir Totaj.

E pas dy vitesh pikërisht në këto varreza po kërkoheshin mbetjet mortore nga ekipet e forenzikes dhe njësitet e tjera relevante.

Këta e pyetën Zeqirin për lokacionin, e meqë kanë kaluar dy vite, ky kishte harruar vendin e saktë ku u varrosën mbetjet.

Megjithatë ekipet punuese kishin një pistë të dyshimit, dhe gërmimet në atë zonë filluan.

Terreni ishte i përshtatshëm për gërmim, e ky operacion kërkimi përfundoi me sukses.

Mirëpo gjetjet nuk i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, ato janë më të vjetra.

Antropologu nga Misioni i Eulexit, Javier Naranjo i tha ekipit të Tëvë1 se fotot që atë i posedonin ishin shumë të rëndësishme dhe i ndihmuan në gjetjen e mbetjeve mortore.

“Procesi i kërkimit nuk ishte i lehtë, për fotot që i kishim na ndihmuan shumë. Nuk jam i sigurtë se këto mbetje mortore janë nga periudha e luftës së fundit, por do ta bëjmë punën tonë.  Kanë kaluar 22 vjet dhe natyrisht që bëhet me e vështire për të gjetur mbetje mortore, por ne nuk do të ndalemi”, tha Javier Naranjo – antropolog forenzik.

Nga rezultatet e para bëhet fjalë se gjetjet mortore janë të një personi, mirëpo priten analizat përfundimtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

Asnjë koment

Comments are closed.