19-04-2024

Prizren: Shpallet Konkursi për poezi për manifestimin “Ditët e Lidhjes – 2022”

Njoftohen të gjithë krijuesit letrarë të mbarë hapësirës gjeografike shqiptare se Manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes – 2022” mbahet më 9 e 10 qershor 2022 dhe organizohet për të 29-tën herë më radhë, i cili mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.

Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në ketë manifestim letrar tradicional, të dërgojnë nga një poezi. Afati për dorëzimin e poezive zgjat deri më 6 qershor 2022 – ora 18:00, raporton Gazeta e Prizrenit.

Për poezinë e dërguar, nga një kopje fizike duhet ta kenë me vete, të cilën do ta lexojnë në ketë takim. Poezitë do të botohen në përmbledhjen e përbashkët, e cila do të shpërndahet në orën qendrore letrare të manifestimit “Ditët e Lidhjes -2022” e cila mbahet më 10 qershor 2022.

Poezitë duhet të jenë të pabotuara më parë dhe jo më të gjata së 32 vargje. •Tema është e lirë.

Poezitë dërgohen në ketë adresë: E:mail. revista_fidani@hotmail.com me shenjën për manifestimin letrar “Ditët e Lidhjes -2022”. •Me kopje fizike në zyrën e SHKA “Fidani” që gjendet në rrugën “Rifat Krasniqi” nr. 47 në Prizren.

Me postë në adresën: SHKA “Fidani” Rr. “Rifat Krasniqi” nr. 47 – Prizren -20000. Për orarin dhe vendin e mbajtjes së takimeve letrare të këtij manifestimi do të lajmëroheni më kohë.

Këshilli organizativ

Mund të jetë një imazh i teksti

Asnjë koment

Comments are closed.