08-05-2024

Has: Kryetari Totaj, inspekton punimet për hapjen e rrugës Karashëngjergj-Dedaj, që lidh shumë fshatra

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga zyrtarë të kabinetit të tij qeverisës dhe përfaqësues e banorë të disa fshatrave të Hasit, të shtunën ka inspektuar punimet në rregullimin e rrugës Karashëngjergj- Dedaj, në gjatësi prej 4 kilometër.

Ai tha se është i kënaqur me punimet e deritanishme në këtë projekt i cili lidh shumë fshatra të zonës së Hasit, kostoja e të cilit është rreth gjysmë milioni euro, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit, apo në fillim të atij në vijim, raporton Televizoni i Prizrenit.

Totaj, më pas tha se projektet e tilla do të mbikqyren maksimalisht që mos të ndodhë si në të kaluarën ku janë realizuar punime pa standarte dhe aspak kualitative.

I lumtur që ky projekt ka gjetuar mbështetje pasi paraqet rëndësi të madhe për banorët jo vetëm të Karashëngjergjit, u shpreh përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Ismet Cakaj. Ndryshe, fillimi i punimeve në këtë projekt ka nisur në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, njoftuan pronarët e implementimit të këtij projekti.

Asnjë koment

Comments are closed.