22-11-2024

Has: Nuk u përballoi plagëve të marra, pas tri javësh vdes 5-vjeçari që i ranë dyert e shtëpisë

Një rast i rëndë kishte ndodhur ditë më parë në Kushnin të Hasit të Prizrenit, kjo pasi që dyert e shtëpisë i kishin rënë përsipër pesë vjeçarit, i cili që nga 27 maji ishte duke u trajtuar në QKUK.

E sot ai ka ndërruar jetë duke mos mundur t’i përballoj plagëve të marra.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zyrtari për Informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi, e ka konfirmuar për IndeksOnline, rastin duke thënë se fillimisht policia nuk ka qenë fare e njoftuar për rastin.

“Ky rast nuk ka qenë fare i njohur për policinë. Ndërsa veprimet të cilat janë ndërmarrë janë në përputhje me situatën dhe në koordinim me prokurorinë e shtetit.

Rasti është iniciuar si vdekje aksidentale”, ka thënë Gashi.

5 vjeçari më 27 maj 2020 ishte lënduar në dyert e oborrit të tij në fshatin e lindjes./Indeksonline/ GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.