27-07-2024

Has-Prizren: Vidhen në një shtëpi para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe stoli ari

Një femër ka raportuar se në shtëpinë e saj në fshatin Krajk të Prizrenit persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe një sasi me stoli ari, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas Policisë  lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkruar në procedurë hetimore.

“Fsh. Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-022:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet ne raportin e policisë. /Gazeta e Prizrenit/

Asnjë koment

Comments are closed.