Has: Sërish vjedhje në një shtëpi, stolitë e arit cak i hajdutëve
Policia ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Lukinje të Hasit të Prizrenit
Rasti ka ndodhur në një shtëpi ku pronari ka njoftuar për vjedhje të stolive të arit, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“20.11.2020-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.
Kjo është hera e dytë, kur brenda dy dite policia njofton për vjedhje në fshatrat fqinje.
Sipas Policisë, në fshatin Romajë të Prizreni, dy ditë më parë disa persona të dyshuar kanë vjedhur ari në vlerë rreth 4 mijë euro dhe 4500 euro para të gatshme.
Policia bën të ditur se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar. /GazetaePrizrenit.net