26-04-2024

Hashim Thaçi në Hagë, juristët japin dy versione rreth ftesës

Ndryshe prej Ramush Haradinajt, që kishte refuzuar të merrej në pyetje duke qenë kryeministër i vendit, Thaçit ka thënë se dorëheqje do të japë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza. Përveç njoftimit se ka marrë ftesë nga prokurori, presidenti nuk ka dhënë detaje për kohën dhe cilësinë në të cilën do të intervistohet.

E avokati Arianit Koci thotë se presidenti është dashur të tregojë më shumë rreth ftesës që i është bërë, raporton KOHA.

“Në raport me këtë ftesë, zotëri Thaçi është dashur të jetë më transparent si president i Republikës së Kosovës, për shkak se në ftesë saktësisht ceket se në çfarë cilësie po ftohet – a si i dyshuar apo si dëshmitar, dhe nëse ftohet si i dyshuar, për cilën vepër penale po ftohet”, ka thënë ai.

Kocit, janë dy çështje të mundshme për të cilat Thaçi do të përgjigjet para prokurorit të Speciales, duke mos e përjashtuar as atë që ndërlidhet me sabotimin e punës së Gjykatës.

“Thaçi mund të jetë ftuar me kërkesën e gjyqtarit të procedurës paraprake që të qartësohet në lidhje me aktakuzën, ashtu siç parashihet me rregullën 86, por është edhe opsioni tjetër – që tani zotëri Thaçi është ftuar për ndonjë vepër penale e cila nuk ka të bëjë me krimet e luftës e që hynë në kompetencë të Dhomave të Specializuara. Kjo ka të bëjë direkt me shpalljen publike që i është bërë aktakuzës, ku prokuroria pretendon se zotëri Thaçi e ka penguar dhe sabotuar në vazhdimësi punën e dhomave të Specializuara. Natyrisht këto janë pretendime të Prokurorisë në këtë fazë dhe mund të mos jenë të vërteta”, ka sqaruar Koci.

Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara ka afat që deri më 24 tetor ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi para dy javësh se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Thaçi, dhe ish-shefit të SHIKU-ut, aktualisht kryetar i PDK-së, Veseli, është deponuar aktakuza pranë Dhomave të Specializuara.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

pse presidenti vazhdon të qëndrojë në zyrë, ai ka pezulluar aktivitetet publike duke iu kthyer vizitave te memorialet, ish-bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve. Një ditë para intervistimit, Thaçi ka bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit dhe burgosurit politik, Adem Demaçi.

Para shkuarjes në Hagë, Thaçi u zmbraps edhe nga refuzimi për t’ia vazhduar mandatin misionit të EULEX-it, i cili është i ndërlidhur edhe me Gjykatën Speciale.

Ky mision vazhdon ta menaxhojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u ndihmon Dhomave të Specializ

Asnjë koment

Comments are closed.