05-08-2020

Hasianëve s’u bëhet vonë për pandemi, ia krisin valles në dasmë

Ndonëse në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,178 raste pozitive me koronavirus, ku 64 prej tyre kanë humbur jetën, kosovarët ende nuk e marrin seriozisht rrezikun e këtij virusi.

Në Has është martuar një çift i cili ka vendosur që të mos anulojnë planet e tyre për dasmë, pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi.

  • Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar foto nga dasma në Lubizhd të Hasit, ku shihen dhjetëra persona teksa hedhin valle e festojnë për çiftin e ri.

    Që nga 13 marsi kur edhe janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë marrë masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit.

    Kujtojmë se javët e kaluara ka pasur edhe protesta me anë të së cilave është kërkuar që të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare, e madje pritej që ato do fillonin të mbaheshin që nga 1 korriku.

    Por Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë tubimin e më shumë se 50 personave në hapësirat e hapura e të mbyllura.

    Asnjë koment

    Comments are closed.