Haskuka dhe shefi i OSBE-së bisedojnë për aktivizimin e të rinjve në fusha të ndryshme
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot gjatë takimit në Prizren kanë biseduar për aktivizimin e të rinjve në fusha të ndryshme.
Haskuka, përmes faqes në “facebook” ka shkruar se ndër temat e trajtuara ka qenë edhe siguria e përgjithshme, çështja e shumëgjuhësisë, si dhe marrëdhëniet e Komunës me komunitetet joshumicë.
Ai bashkë me mysafirin po ashtu kanë mbjellur edhe dy fidane të reja në parkun prapa objektit të “Shtëpisë së Bardhë” në Prizren.
“Kjo është si shenjë simbolike për bashkëpunimin e deritashëm dhe të vazhdueshëm mes Komunës së Prizrenit dhe OSBE-së, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj mbrojtjes së mjedisit. Me këtë rast, me ambasadorin Braathu patëm edhe një takim miqësor, ku diskutuam për tema të ndryshme që ndërlidhen për të mirën e qytetarëve të Prizrenit”, ka shkruar Haskuka. /GazetaePrizrenit.net