29-11-2024

Haskuka dhe Totaj e telefonojnë Qunin, si do të veproj LDK?

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni thotë se dega të cilin ai e udhëheq ende nuk ka vendim se cilin kandidatë do ta mbështesë për kryetar të kësaj komune.

Quni thotë se ka pranuar telefonata nga dy kandidatët të cilët janë në balotazh për kryetar të Prizrenit.

“Këto ditë do ta mbajmë mbledhjen e kryesisë, para se takohem me kandidatët. Do e ndërtojmë qëndrimin dhe pastaj në bazë të qëndrimeve ashtu edhe do të veprojmë. Bisedat telefonike me kandidatët kanë qenë biseda normale, kërkesa me u taku me pi nga një kafe e me bisedu. Por, fillimisht do ta marr mendimin e strukturave tona dhe pasi ta konsumojmë këtë temë do marrim qëndrim”, ka thënë Quni për “Indeksonline”.

Më tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se do t’i shikojnë interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe interesat e degës së LDK-së si faktor kryesor, por shton se do t’i marrin në konsideratë edhe faktorët tjerë.

Në garë për kryetar të Prizrenit janë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Anton Quni ishte renditur i treti me 15% të votave./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.