23-11-2024

Haskuka e Kasëmi marrin pjesë në programe për efiçencën e energjisë, në Gjermani

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Drejtori për Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi po qëndrojnë në Freiburg të Gjermanisë, për të marrë pjesë në programin katërditor të BE-së, që fokusohet në efiçencën e energjisë dhe burimeve të ripërtërishme, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Këtë e ka bër të ditur Haskuka, i cili në profilin e tij në facebook, ndër të tjera ka paralajmëruar që përvojën nga ky program ta zbatojnë në projektet konkrete në Prizren.

“Qyteti gjerman i Freiburgut njihet për qasjen e tij ndaj mjedisit dhe angazhimin e kahmotshëm në zhvillim të qëndrueshëm.Përvojën e fituar nga kjo vizitë studimore do ta zbatojmë në projektet konkrete në qytetit tonë. Me anë të investimeve në teknologjinë efiçiente, do të kemi shpenzime shumë më të ulëta dhe njëkohësisht do të kontribuojmë në mbrojtje të ambientit”, ka shkruar ai.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.