03-05-2024

Nis ndërtimi i shkollës në Panorc të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, nxënës, mësimdhënës dhe shumë banorë të fshatit Panorc morën pjesë në ceremoninë e  gurthemelit të SHFMU-së  re “ Asim Vokshi”, në këtë fshat.

Ministri  i arsimit, Shyqiri Bytyçi tha se është privilegj që është në mesin tuaj sot e sidomos në momentin e ceremonisë edhe për një shkollë të re në këtë komunën, ndërsa merita i takon qeverisë lokale dhe kryetarit Begaj që ka zgjedhur si prioritete arsimin në programin qeverisës dhe këtë po e bënë realitet.

“Të ndërtosh  shkolla  në të gjitha fshatrat e Malishevës me buxhetin që keni si qeveri lokale është për t’u vlerësuar lartë. Ne si MASHT po i përmbushim obligimet tona ndaj jush, por edhe ju mësimdhënës e prindër dhe nxënës të dashur të angazhoheni  për mësim dhe njohuri të reja që të na bëni krenar neve dhe shkollën shqipe”, tha ai.

Kryetari Begaj mes tjerash tha se krijimi i këtyre kushteve të mira në infrastrukturën shkollore, obligon edhe më shumë mësimdhënësit e nxënësit dhe prindërit  që të rrisim cilësinë në mësimdhënie e mësimnxënie.

Po ashtu është përuruar edhe SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec./GazetaePrizenit

Asnjë koment

Comments are closed.