Haskuka e Muharremaj në aksion pastrimi mes Prizrenit e Suharekës
Në një fjalë rasti kryetari Haskuka deklaroi se “Komunat tona nuk mund të qëndrojnë në nivelin e kënaqshëm të pastërtisë, nëse të gjithë nuk vetëdijesohemi për mos hedhjen e mbeturinave nëpër hapësira publike dhe nëse materiet inerte nuk i dërgojmë në vendet përkatëse”.
Më tej kryetari Haskuka iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’iu bashkangjiten këtij aksioni për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit.
Kurse kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve dhe theksoi se përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen.