19-05-2024

Nisën dëgjimet publike për KAB  2020-2022

Sot në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren ( Shtëpinë e Bardhë), filluan dëgjimet publike me Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave dhe Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Në kumtesën e Komunës, thuhet se gjatë këtyre dëgjimeve, drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave, Ertan Simitçi dha informacione lidhur me këtë kornizë, e cila siguron një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor komunal.

Ky dokument po ashtu do të jetë baza për përcaktimin e sektorëve prioritar të zhvillimit dhe identifikimin e prioriteteve të shpërndarjes së burimeve komunale për periudhën 2020-2022. /GazetaePrizrenit.net

Dëgjimet publike për KAB do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, sipas agjendës së mëposhtme:

23 PRILL (e martë)
-Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Shëndetësisë (në ora: 13:00-15:00)

24 PRILL (E mërkurë)
-Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (në ora: 10:00-12:00
-Drejtoria e Shërbimeve Publike (në ora: 13:00-15:00)

26 PRILL (E premte)
-Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në ora: 10:00-12:00)
-Drejtoria e Arsimit (në ora: 14:00-16:00)

Asnjë koment

Comments are closed.