Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Arsim, Skënder Susurin, për nesër (e mërkurë) kanë paralajmëruar mbajtjen e një konference shtypi.
Referuar njoftimit nga Komuna, del se me këtë rast do të flitet për më të rejat në DKA dhe qeverisjen komunale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Mbështetur në zhvillimet e fundit politike, sa i përket gjendjes aktuale, është kërkesa e Nismës Socialdemokrate prej nga vjen edhe Susuri, për largimin e tij nga kjo pozitë dhe zëvendësimin me kuadro të tjera të këtij subjekti.
Përkundër kërkesës qysh në fund të prillit nga Nisma, kryetari Mytaher Haskuka nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të dukeshën në këtë drejtim, ndërkohë që Susuri vazhdon ta kryeje detyrën.
Një veprim i tillë, jep të kuptosh se diçka nuk po funksionon në relacionin mes Haskukës dhe partnerit të tij në bashkëqeverisje, Nismës.
Konferenca e të mërkurës pritet ta sqarojë situatën dhe qëndrimin e Haskukws rreth pozitës së përfolur të drejtorit të DKA-së, njërit nga sektorët më të rëndësishëm komunal./GazetaePrizrenit.net/