20-04-2024

Haskuka e vlerëson si “skandaloz” vendimin e OSHP-së për teleferikun në Kala

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka vlerësuar si skandaloz vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSH) që ka vendosur lënda për projektin e teleferikut të Kalasë së Prizrenit të kthehet në rivlerësim, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

Haskuka tha se OSHP po shikon aspektin procedural dhe po kërkon rivlerësim. “OSHP po kërkon prej nesh të shkelim disa ligje, përfshirë atë për mbrojtjen e  Qendrës Historike të Prizren, ligjin për ujërat etj”, ka thënë ai, gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale, pas akuzave të opozitës për shkeljen e tij, kur kishte anuluar projektin.

 

OSHP ka anuluar njoftimin e Komunës së Prizrenit për anulimin e aktivitetit të prokurimit për “Ndërtimi i teleferikut për qasje më të lehtë në Kalanë e Prizrenit”, të iniciuar nga Komuna dhe lënda kthehet në rivlerësim.

 

Ky organ ka vendosur kështu pasi ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Energoremont DD – dega në Kosovë & Energorment DD & KAG Asphalt Company” kundër njoftimit për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

 

Haskuka ka thënë se do t’i shkojë deri në fund të kësaj çështje, pasi është e kundërligjshme. “Nuk kam frikë nga këto organe të cilat janë të kapura”, ka thënë ai./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.