02-12-2024

Haskuka flet për eskalimin e situatës gjatë rrënimit të objektit në Prizren: Për ne nuk ka qytetarë të fortë dhe të dobët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me rrënimi e një pjese të “Abi Çarshia”, shkruan Insajderi.

Dje gjatë nisjes së rrënimit, eskaloi situata me ç’rast u sulmuan disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe një kameraman.

Me këtë rast, Haskuka ka akuzuar Policinë e Kosovës për mos bashkëpunim me komunën.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë sipas ligjeve. Për ne nuk ka qytetarë të fortë dhe të dobët. Mungesa e sundimit të ligjit është problemi kryesor i Kosovës. Në këtë rastin e fundit, Komuna investitorit i ka ofruar mundësinë që të bëjë të gjitha sipas planit zhvillimor, sipas atij urbanistik dhe që mos të dëmtohet. Por më shumë se 1 vit e gjysmë ai nuk ka përfillur asnjë vendim dhe ka vazhduar punimet aty. Komuna është detyruar që të implementojë siç duhet ligjin”, ka thënë Haskuka.

Ai ka treguar edhe arsyen e rrënimit.

“Investimi në fjalë është tejkalim i lejes së dhënëm dhe në atë aspekt sipas të gjitha procedurave dhe të gjitha vendimeve që janë marrë, është dashur të rrënohet. Kemi pasur problem me shumicën e institucioneve e po ashtu edhe me Policinë e Kosovës e cila nuk ka ofruar asistencë”, është shprehur ai.

Kujtojmë se dje sulmi thuhej të ketë ndodhur me urdhër të njërit prej drejtuesëve të kësaj Qendre, Erman Fusha ndërsa arsye e rrahjes ka qenë ekzekutimi i urdhrit për rrënimin e një pjese të këtij objekti./ Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.