24-11-2024

Haskuka fton për hetime rreth gjendjes financiare në KB “Bashkimi”

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes rrjetit social “facebook” ka reaguar, siç ka thënë rreth gjendjes së krijuar në klubin e basketbollit “Bashkimi”. Ai këtë e ka bërë pas një deklarate që “Bashkimi” ua ka dërguar medieve, ndërsa për këtë fajësohet ish-menaxhmenti i klubit.

“Ftoj prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike e cila nuk le asnjë vendim të Komunës pa e hulumtu, le të hulumtoj se si është e mundur që ish menaxheri i ATK-së Totaj, I cili ka qenë kryetar I Bashkimit nuk ka paguar asnjë obligim ATK-së për 6 vite, duke krijuar një borxh në vlerë prej 55,543 Euro?,

Ndërsa tash ATK-ja ka bllokuar xhirollogarinë e KB Bashkimit për borxhet që I ka shkaktu vetë menaxheri I ATK-së. A nuk është kjo keqpërdorim I detyrës zyrtare? ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.