23-11-2024

Haskuka fton prizrenasit që masovikisht të dalin në qendër për ta falënderuar KFOR-in gjerman

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës, të dalin në qendër të qytetit, për t’i shprehur  falënderimet e tyre ndaj KFOR-it gjerman, me rastin e tërheqjes të tyre nga Prizreni, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ai këtë e ka bërë në profilin e tij në facebook:

“Me rastin e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga kampi ushtarak i KFOR-it në Prizren, sot, në ora 16:00 në Shadërvan, në kuadër të manifestim lamtumirës do të organizohet parakalimi festiv nën përcjelljen e orkestrës ushtarake.

Ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, që me prezencën e tyre në këtë manifestim, ta shprehin falenderimin tonë ndaj KFOR-in gjerman për kontributin e tyre shumëvjeçar në ruajtjen e rendit e të sigurisë publike”, ka shkruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.