24-11-2024

Haskuka : Gjuha rome është pasuri e Prizrenit

Në Radion “Romano Avazo” si mysafirë për herë te parë, dje ishte një kryetar komune. Mytaher Haskuka dha një respekt shumë të madh pjesëtarëve të komunitetit rom , ku u bë pjesë e debatit në lidhje më temën “Politikat Lokale për gjuhën rome”.

Përpos komenteve pozitive ku tha : “Edi që kjo radio lokal dëgjohet shumë në Prizren, dhe ju falënderojë juve për punën që bëni si profesionist, një nder radiot që ka program cilësor , dhe ju falënderojë për mundësin të bisedojmë për çështjet e komuniteteve” .

Ai preku edhe shumë çështjeje të tjera për komunitetet si mos aplikimi në konkurse të cilët shpall komuna, arsim, projektet e ardhshme dhe gjuha rome. Njëra ndër iniciativat e fundit të komunitetit Rome ishte gjuha rome për zyrtarizimin e saj, si gjuhë tradicionale .

Haskuka u tregua shumë modest dhe i interesuar për ndihmën  e tij në këtë çështje , ku tregoi edhe qartësi për mundësit se si ky proces të ecë para .

“Për mua Prizreni ka katër gjuhë zyrtare edhe një gjuhë do të behët shumë mirë për reklamim e Prizrenit, si qytet multietnik  dhe multikulturor. Kjo do të jetë një pasuri . Diversiteti qe e ka Prizreni duhet ta mbajmë dhe ta ruajmë , në këtë diversitet hyn edhe gjuha Roma si pasuri . Takimin që e kemi pasur ne kemi potencuar se jemi te limituar me staf dhe buxhet . Momentalisht kemi 330 punëtorë civile , në momentin kur në kërkojmë ndonjë punëtor duhet të bëjmë kërkesë në Ministrin e Financave , dhe Ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal  për të aprovuar kërkesën për të pasur një punëtor , pra nuk është në dore të komunës të punësojmë njerëz .  Në komunë ekzistojnë 3 përkthyes, dhe së fundmi kemi pasur edhe kritika që në gjuhen boshnjake nuk është përkthimi  në nivelin e duhur .

”Të gjitha partitë politike në Prizren janë në dijeni që gjuha rome është pasuri për Prizrenin, është pasuri qe e kemi radion, Teatrin rom , Mësimin fakultativ të gjuhës rome, shumë shoqata të komunitetit rome “, tha Mytaher Haskuka. /Radio ROMANO AVAZO/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.