Haskuka: Komuna ka kërkuar të ndalet procesi i privatizimit për pronat komunale
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, tha se Komuna ka kërkuar që të ndalet procesi i privatizimit për disa prona komunale, përfshirë këtu edhe ish-ndërtesën e Bankosit, ku ndodhet administrata komunale, për të cilën rezulton se Komuna e Prizrenit ia ka borxh AKP-së rreth 15 milion euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Duke folur për disa akuza për disa padi ndaj Komunës, të bëra nga opozita, Haskuka tha se shumica e padive ka të bëjë me disa rrugë të ndërtuara më herët, por që nuk janë shpronësuar.
Në këtë kontekst ai përmendi edhe rrugën “Ismail Kryeziu” të ndërtuar nga viti 2009.
“Njerëzit u kanë thënë pronarëve mos kërkoni shpronësimin tash, por më vonë, se rritet vlera e tokës dhe kështu tash po fitojnë pronarët, ndërsa po humb Komuna dhe qytetarët e saj”, sqaroi Haskuka. /GazetaePrizrenit.net/