14-05-2024

Haskuka: Mbrojtja nga virusi varet nga disiplina jonë individuale

Ai lut qytetarët që t’i respektohen rekomandimet e IKSHPS-së dhe të mbahet së paku 2 metra distancë.

Shkrimi i plotë:

Sipas IKSHPK-së sot në Kosovë janë konfirmuar 141 raste me SARS-CoV-2. Në komunën e Prizrenit kemi 7 raste të reja, sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste në Lubizhdë dhe 1 rast në Gërnçar.

Për fat të keq kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të pandemisë në muajin mars, në nivel të Kosovës. Andaj ju lutem respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbani distancën fizike për së paku 2 metra, mbani maska dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Tani mbrojtja nga virusi varet nga diciplina jonë individuale, të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë!

Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.