24-11-2024

Haskuka, Muhaxheri dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Velija, debatojnë për sfidat e ndryshimit

Në kuadër të projektit HACKING URBAN SPACE, të organizuar nga tri shoqata kulturore, “Dokufest”, “Anibar” dhe “Termokiss”,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarët e dy qendrave më të mëdha komunale të Kosovës, Mytaher Haskuka  dhe  kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri,  sot kanë debatuar për sfidat e ndryshimit.

Në këtë kontekst ata kanë përmendur disa nga çështjet, të cilat mund tw konsiderohen si më të rëndësishme për ndryshim duke filluar mënyra e të menduarit e deri te ajo që ka të bëjë me zgjedhjen konkrete.

Duke folur për këtë çështje Haskuka, ka thënë se ndryshimi më i vështirë është ai i të menduarit për problemet. “Prandaj ndryshimi duhet të fillojë nga mënyrat e të menduarit dhe pastaj zgjidhjet praktike janë më të lehta”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.