Përmes një njoftimi, bëhet e ditur nga Drejtoria Komunale e Arsimit se kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë vendim që mësimdhënësve të iu ndalohet organizimi i darkave zyrtare.
“Në bazë të vendimit të kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, ju njoftojmë se nuk do të lejohet organizimi i drekave zyrtare për nder të 7 marsit”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga DKA.