18-04-2024

Haskuka: Në Prizren ka mungesë të respiratorëve

Përmes një lidhje direkte në Mëngjesi në Kanal10, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se në këtë komunë janë 128 raste aktive me Covid-19.

Ai  ka thënë se në përgjithësi po respektohen masat parandaluese kundër Covid-19 nga qytetarët.

“Qe dy muaj edhe spitali rajonal i Prizrenit është duke i trajtuar personat me coronavirus, ndërsa është evidente mungesa e respiratorëve dhe vetëm edhe disa shtretër kanë mbetur për pacientët e infektuar”, njoftoi Haskuka./Kanal10

Asnjë koment

Comments are closed.