Haskuka nesër mban debatin me qytetarë

Nesër (20 janar), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të mbajë takim me qytetarë, në të cilin paraqet punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019.

Në këtë takim, që do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal tek “Shtëpia e Bardhë”, duke filluar nga ora 10:00 ftohen të gjithë qytetarët e Komunës,

Ndryshe, kryetari i komunës detyrohet që brenda vitit t’i organizojë dy debate me qytetarë, në të cilat pos njoftimit për punët e bëra, merr edhe kërkesat dhe shqetësimet tyre.

Deri tash ka qenë praktikë që debatet të mbahen në fund të cdo 6-mujori, pra në ditët e fundit të vitit. /GazetaePrizrenit.net /