Auto-vetura “Mercedes Benz”, e cila është shfrytëzuar nga ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk shihet më në vendin e mëparshëm, tek shkallët hyrëse të selisë së Kuvendit Komunal (KK), ku edhe e ka zyrën kryetari i Komunës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net’.
Me ardhjen e pasuesit të Mujës, kryetarit aktual nga Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka, vendin e saj tashmë e ka zënë vetura e tipit “Volkswagen Passat”, të cilën ky e përdor.
I pyetur se çfarë ka ndodhur me “Benz-in” e zi të cilën e shfrytëzonte ish-kryetari, zyrtari për media i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari, ka thënë se ajo vazhdon të përdoret për nevoja komunale, por jo të kryetarit .
“Ajo kryesisht është në përdorim nga ana e zyrës së Kryesuesit të KK-së së Prizrenit” ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net” Dorambari.
“Mercedes Benzi” i kushtueshëm dedikuar për kryetarin e Komunës, ishte blerë në fund të mandatit të ish-kryetarit, Eqrem Kryeziu (LDK), në fund të vitit 2006. Pas marrjes së detyrës, një vit më pas atë e shfrytëzoi Muja.
Derisa përfaqësuesit e atëhershëm në opozitë të PDK-së kishin kritikuar Kryeziun për blerjen e një veture të shtrenjtë për standardin kosovar, ish-opozitarët e Vetëvendosjes!, në qeverisjen e kaluar kritikonin pushtetin e Mujës për shpenzimet e larta në riparimin e veturës së. /GazetaePrizrenit.net/