Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky qytet ka probleme me parkingje.

Ai thotë se të gjitha parkingjet publike aktualisht janë pa pagesë por se shpejt do të bëhet me pagesë.

“Qytetaret kanë probleme me parkingje, gjitha janë pa pagesë parkingjet, jemi duke shqyrtuar mundësinë të kalojmë në një lloj pagese, jemi duke punuar me një projekt që finalizohet shumë shpejt”, ka thënë Haskuka në REPORTERI n’Komuna