27-11-2024

Haskuka pret në takim ministrin e MASHT, tregon për variantin e mësimit në shkolla

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe atë Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Në këtë takim është biseduar për përgatitjet dhe skenarët e mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

“Sot kam pritur në takim ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, ku biseduam për përgatitjet dhe skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Me këtë rast ministrin Likaj njoftova se Komuna e Prizrenit përkrah variantin e mësimit të alternuar, pra mësimit në shkollë dhe mësimit në distancë përmes platformës dixhitale, në bazë të situatës pandemike.

Po ashtu gjatë takimit kam njoftuar ministrin për sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna për shkak të problemeve të paraqitura me zbatueshmërinë e udhëzimeve të ndryshme administrative, si dhe për rëndësinë e rritjes së nivelit të përfshirjes së komuniteteve në procesin arsimor”, ka deklaruar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.