13-10-2026

Greqia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027

Qeveria e Greqisë ka prezantuar një projektligj që parasheh ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare, me masat që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Nisma synon të rrisë mbrojtjen e të miturve nga rreziqet e hapësirës digjitale. Projektligji u prezantua nga ministri i Shtetit, Akis Skertsos, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dhe ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou.

Sipas propozimit, platformat e rrjeteve sociale do të jenë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i ndalimit.


Nga 1 janari 2027, kufizimi do të përfshijë fëmijët e lindur në vitin 2013 dhe më vonë.

Projektligji pritet t’i paraqitet komisionit përkatës parlamentar më 13 tetor, ku do të mbahet edhe një seancë dëgjimore me palët e interesuara. Qeveria synon që ai të shqyrtohet për miratim në seancën plenare të Parlamentit më 22 tetor.

Asnjë koment

Comments are closed.