Haskuka: Prizreni tani me më së paku raste me Covid
Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot ka njoftuar për një rast të vdekjes me COVID-19 në Prizren, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka falënderuar qytetarët për kujdesin e treguar lidhur me respektimin e masave të bëra nga institucionet duke ulur numrin e të infektuarve.
Përmes profilit zyrtare në “facebook”, Haskuka ka thënë se Prizreni, tanimë është ndër komunat që ka më së paku infektive në krahasim me numrin e banorëve
Postimi i plotë:
Tanimë janë bërë më shumë se shtatë muaj nga përhapja e pandemisë COVID-19. Edhe pse fillimisht Prizreni ka pasur numër të lartë të infektuarve, tanimë është ndër komunat që ka më së paku infektive në krahasim me numrin e banorëve.
Lexo edhe:
Sipas statistikave të fundit, në komunën e Prizrenit janë 4,5 infektime për 1000 banorë, që nëse krahasojmë me komunat tjera të mëdha të Kosovës, është numri më i ulët. Padyshim që këtë parandalim të rritjes së numrit të rasteve e kemi bërë së bashku dhe do të ishte e pamundur pa bashkëpunimin tuaj.
𝐀𝐧𝐝𝐚𝐣, 𝐣𝐮 𝐟𝐚𝐥𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐯𝐞, 𝐧𝐠𝐚𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐲 𝐯𝐢𝐫𝐮𝐬, “𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞”.
Në ditët në vijim, me lehtësimin e masave qyteti dhe komuna jonë do të ketë më shumë vizitorë, të cilët i kemi pritur shumë, prandaj gjatë ditëve të ardhshme duhet të jemi edhe më të përkushtuar në respektimin e masave.
Me respektimin e masave mbrohemi nga virusi, por e mbrojmë edhe ekonominë. Lokalet hoteliere, restorantet, kafeteritë e bukëpjekësit duhet të jenë shembull të higjienës, pastërtisë, mbajtjes së maskave dhe të distancës. Punëtorët që kanë simptome të COVID-19 duhet të marrin pushim dhe të izolohen.
Lexo edhe:
Bashkëpunimi me qytetarë është forca jonë ndaj virusit, prandaj ftoj çdo qytetar që vëren që gjatë shërbimit nuk po respektohen masat, t’iu kërkojë bizneseve që ta bëjnë këtë, e nëse nuk ka respektim këtë ta raportojnë edhe tek organet përkatëse (policinë dhe inspektoratet).
Për të parandaluar virusin dhe kthimin mbrapa në masat që e dëmtojnë ekonominë, të punojmë bashkërisht, ashtu siç kemi punuar deri më tani.
Mytaher Haskuka