18-04-2024

Ura e Marashit nën mëshirën e Zotit (FOTO)

Më tepër se një vit nga dëmtimi, askush nuk ka intervenuar për riparimin e rrethojave mbrojtëse të urës së Marashit në Prizren.

Pos një imazhi të keq, kjo paraqet rrezik për fëmijët, ndërsa nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme për riparim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Lexo edhe:

Haskuka tallet me kuvendaren e VV-së që denoncon keqpërdorime, i thotë shko në Prokurori!

Rrethojat janë sanuar në mënyrë emergjente nga Komuna, në fund të qershorit 2019, por prej atëherë nuk u ndërmor asgjë për rikthimin e pamjes së mëparshme.

Muaj më parë, kuvendari i KK-së Ilir Gashi nga Vetëvendosje! kritikoi Komunën e Prizrenit për mos veprim. “A po pritni që ndonjë fëmijë të bie nga ura?” shkroi ai në “facebook”.

Jo vetëm që rrethojat e përkohshme mund të bien çdo çast, por mbështjellësja e vendosur në rrethoja paraqet një imazh të keq. Aty çdo ditë kalon një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe të huaj që kalojnë kaj Marashi, apo rrugës Prizren-Prevallë-Brezovicë.

Ku mbeti Qendra e proklamuar e thirrjeve “ALO, KOMUNA!”?

Edhe sa kohë duhet të presin qytetarët e Prizrenit, që ura të renovohet..?!

A thua kur do të aktivizohen ekspertet e Komunës, apo mos rastësisht po presin afrimin e  fushatës zgjedhore?! /GazetaePrizrenit.net

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.