Haskuka tallet me kuvendaren e VV-së që denoncon keqpërdorime, i thotë shko në Prokurori!

Bushrani ka denoncuar parregullsitë të cilat po vazhdojnë të vijnë në shprehje në Drejtorinë për Arsim të Komunës së Prizrenit në konkurset e shpallura.

Në një postim në profilin e saj, kuvendarja e VV-së ka akuzuar qeverisjen komunale se po po vazhdojnë parregullsitë përkundër faktit që deri tash 3 drejtorë janë zëvendësuar në Drejtorinë e Arsimit.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

“Kjo kopje e testit vërteton faktin se as me ardhjen e personit të tretë në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren nuk po ndalen parregullsitë në konkurset e shpallura nga kjo drejtori”, ka shkruar Bushrani.

Ndërkohë Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i është adresuar kuvendares së VV-së gjithashtu përmes rrjeteve sociale.
Haskuka, duke injoruar përgjegjësinë e tij prej kryetari, ka kërkuar nga Bushrani që të shkojë vet në Prokurori për t’i paraqitur dëshmitë për parregullsi.

Faleminderit Mimoza, shpresoj qe neser shkon ne prokurori dhe e paraqet rastin. Nga I ke marr fotot, kush I paska fotografu, kujt I paska dergu, I parapet aty shpresoj”, ka shkruar Haskuka në komentin e tij në lidhje me akuzat për keqpërdorime nga kuvendarja e VV-së në Prizren, Mimoza Bushrani. /Lajmi365/

Lexo edhe:

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren