25-04-2024

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Derisa sot nisi faza e dytë e procesit mësimor, ku në bankat shkollore do të rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12, Komuna e Prizrenit nuk ka dalë aspak mirë, në raportin e Ministrisë së Pushtetit Lokal (MPL) sa i përket Arsimit parauniversitar,  që përfshin shkollimin deri në nivelin e mesëm.

Me ardhjen si kryetar komune të doktorit të psikologjisë, profesorit e deputetit Mytaher Haskuka, prizrenasit shpresuan se së paku kthesat pozitive do të shihen së pari në arsim, por ndodhi e kundërta.

Komuna e qeverisur prej tij është renditur në pjesën e fundit të tabelës, duke përmbushur  53.53 për qind të kritereve, shkruan sot Gazeta e Prizrenit.

MPL ka publikuar një raport të performancës së Komunave për vitin 2019, në të cilin prezantohen rezultatet e komunave nëpërmjet 19 fushave të kompetencave, që janë nën përgjegjësi të tyre.

Sipas raportit të MPL-së, arsimi para-universitar që synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Edhe në këtë fushë, para Prizrenit jo vetëm që janë shumë komuna të mëdha si Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, por edhe ato më të vogla si Juniku, Skenderaj, Shtimja, etj. Po ashtu para Prizrenit janë edhe komunat më të vogla të rajonit tonë, si Rahoveci, Suhareka e Malisheva. Vlen të përmendet se një vend më ulët se Prizreni është renditur Prishtina.

Siç shihet edhe në tabelë, Prizreni renditet në pjesën e fundit:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pos çerdheve publike, në raport tregohet se disa komuna kanë edhe në zona rurale. Ndër Komunat e Kosovës që kanë deklaruar çerdhe në zonat rurale,  janë edhe dy nga rajoni ynë: përkatësisht Suhareka me dy dhe Rahoveci një.

Lexo edhe:

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

Do theksuar se që nga vitit 2018, kur Haskuka ka filluar drejtimin e qeverisjes në Prizren, me kërkesë të opozitës janë mbajtur dy mbledhje të posaçme kushtuar gjendjes “së rënduar në arsim”. Një e tillë është mbajtur në tetor 2018 dhe tjetra para një muaje.

Derisa Haskuka deklaroi se gjendja në arsimin prizrenas nuk ka qenë kurrë më e mirë, opozita ka hedhur kritika të shumta ndaj pushtetit për siç ka thënë konkurse të papërfunduara, derisa shumica e shkollave janë me ushtrues detyre të drejtorit e zëvendësdrejtorit.

Sipas partive opozitare, për arsimin aktualisht nuk vendos drejtoresha e DKA-së,  Xhemile Vezgishi, por vendimet servohen nga jashtë zyrave të Drejtorisë së Arsimit. “GazetaePrizrenit.net”.

Lexo edhe:

Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën e Infrastrukturës rrugore (Dokument)

Asnjë koment

Comments are closed.