20-04-2024

Haskuka sërish kritika kuvendarëve opozitar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sërish ka hedhur kritika në adresë të kuvendarëve të opozitës.

Ai këtë sërish e bëri përmes një postimi në “facebook” pas mbledhjes së radhës të Kuvendit të Komunës.

Postimi i tij i plotë:

“Sot edhe njëherë u vërtetua dyfytyrësia e asamblistëve opozitarë në Prizren!“Të votosh kundër “Riparcializimit për shpalljen e zonës së veçantë për Industri të Lehtë – Parku i Biznesit” është të votosh kundër funksionalizimit të Parkut të Biznesit, pra të jesh kundër zhvillimit të prodhimit vendor, kundër punësimit e kundër rinisë.

Nuk e di se si do ta arsyetojnë këta veten përpara qytetarëve të Prizrenit, bizneseve, e sidomos para rinisë që presin zhvillim e punësim!”

Asnjë koment

Comments are closed.