16-05-2024

Haskuka thotë se ende s’ka marrë ftesë për intervistim për kallëzimin penal ndaj tij

10 February 2020 19:26
Për arrestimet e ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, “opozitë” e ka quajtur Prokurorinë Themelore të këtij qyteti kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.Duke folur për arrestimin e dy zyrtarëve ligjorë në këtë komunë, ai i ka cilësuar veprimet e organeve të drejtësisë si aspak të drejta, raporton KTV.

Arrestimi i dy zyrtarëve ligjorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në fillim të këtij viti erdhi pas dorëzimit të kallëzimit penal nga zyrtarë të Degës së AAK-së në Prizren.

E Gjykata Themelore në Prizren, A.K dhe SH.I, të dy punonjës të Komunës, ua ka caktuar nga 1 muaj paraburgim.

Haskuka, i cili edhe vetë ka 5 kallëzime penale, ka thënë se për këtë të fundit nuk është ftuar ende nga Prokuroria, ndonëse në kallëzim penal implikohet edhe ai.

KTV-ja e ka pyetur edhe Prokurorinë Themelore në Prizren se a është duke u zhvilluar ndonjë hetim për kryetarin e Komunës, dhe për deklaratat e tij për veprimet e kësaj prokurorie, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje. Derisa nga shoqëria civile kanë kërkuar nga Haskuka që të mbajë premtimet që i ka dhënë.

Opozita në këtë komunë dhe shoqëria civile kanë kërkuar dorëheqjen e Haskukës, pasi që ai nuk i ka shkarkuar zyrtarët të cilët janë me aktakuza, ashtu edhe siç kishte premtuar në fillim të mandatit të tij./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.