25-04-2024

Haxhi Avdyli për Isa Mustafën: Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia Socialiste

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje të reja në një periudhë prej 40 ditësh.

Sipas Avdylit i cili vazhdimisht po kritikon LDK-në dhe liderin e saj, ndryshimi do të vijë me ardhjen në pushtet të Vjosa Osmanit.

“Ska më më linqime poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani

Asnjë koment

Comments are closed.