19-04-2024

Haxhi Avdyli tallet me Skender Hysenin, pas vjedhjes së çantës të delegacionit kosovar

Pak minuta pasi u raportua se delegacionit kosovar i janë vjedhur dokumente konfidenciale teksa po zhvillonin takime në Bruksel, kanë ardhur reagimet e politikanëve të ndryshëm.

Njëri nga ta është deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli. Ai me tallje ka shkruar se shpreson që Skender Hysenit, të dijë të ruaj më mirë interesin e Kosovës se sa çantën e tij.

“Shpresoj që Skenderi do e ruaj interesin e Kosovës më mirë se çantën e tij. Por sbesoj që Serbia ka me zbulu ndonjë dokument të ndieshëm në atë çantë , se ska pas letra me strategji ,as ndonjë taktikë të re që me detyru Serbinë me na njoh, përveq strategjisë deritashme Tu Pa Tu ba…”, ka shkruar Avdyli.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës kosovare.

Asnjë koment

Comments are closed.