Haxhi Krasniqi kampion i Evropës
Haxhi Krasniqi i është kthyer skenës së madhe të boksit, me një ndeshje shumë të rëndësishme të zhvilluar në Gjermani.
Krasniqi, që njihet edhe si Robin Krasniqi, u shpall kampion i Evropës në kategorinë super të mesme, duke e mposhtur me pikë boksierin rus, Stanislav Kashtanov.
Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) ishte vakant, dhe tani është në duart e boksierit nga Juniku.
Kjo ishte fitorja e tij e 48-të, përderisa ka pesë humbje në karrierë. Me këtë meç të fituar shpreson që të arrijë që të luftojë për titull të botës, një mundësi që e ka pasur edhe më parë por pa sukses.
Në mbrëmjen qe shkoi në Bad Toelz ka boksuar edhe Shpëtim Shala, që e ka mposhtur Gabor Detrenin, të cilin e nokautoi në raundin e dytë/koha.net/