02-11-2024

“Konaku”, një atraksion në oborrin e xhamisë “Sinan Pasha” në Prizren

Ëmbëltorja “Konaku” që është hapur brenda kompleksit të Xhamisë së Sofi Sinan Pashës përbën një atraksion, sidomos nësë shikohet nga larteësia e minarësë së xhamisë, ndërsa këtë e kanë përcjellë përmes fotografisë edhe drejtuesit e Bashkësisë Islame (BI) në Prizren, shkruan “Gazetaeprizrenit.net”.

Objekti në pronësi të (BI) ofron një vend relaksues dhe atraktiv jo vetëm për besimtarët e komunitetit mysliman, por edhe për qytetarë të tjerë që preferojnë një vizitë apo pushim në këtë mjedis.

Aty pothuajse “ndihet  aroma” e Prizrenit. Ajo është bërë vendtakim i shumë qytetarëve. Nga aty mund të shohësh edhe mjediset tjera që ndodhen brenda rrethojës së xhamisë, e që paraqesin gjurmë të së kaluarës, të cilat janë interesante edhe kurioze edhe për vizitorë.

Kjo veçmas, kur dihet se nuk ka ditë që në Prizren të mos shohim turist apo grupe turistësh të huaj, që vizitojnë monumentet historike, ndërsa në fokus kanë edhe Xhaminë e Sinan Pashë, që po ashtu përcjell një histori edhe në pamjen e saj të brendshme. /Gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.