27-04-2024

Kosova do të respektojë rekomandimet e BE-së për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Sezoni i pushimeve verore, për shumëkënd asocion në pritje të gjata në pika kufitare.

Për të shmangur këtë, Ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, dhe ambasadori i Shtetit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, vizituan pikat kufitare ndërmjet dy shteteve, raporton KTV.

Se gjendja do të jetë nën kontroll, morën zotimin e policisë kufitare në pikëkalimin në Morinë.

Gashi tha se po i shikojnë mundësitë që të krijojnë sa më shumë lehtësira, përmes patrullimeve të përbashkëta dhe shtimin e pikave kontrolluese.

Lidhur me rezolutën e miratuar në kuvendin e Kosovës për hapjen e tërësishme të kontrollit në tri pika kufitare me Shqipërinë, Gashi tha se do të shikojnë mundësitë për zbatim, duke pasur parasysh edhe obligimet ndërkombëtare.

Ngjashëm u shpreh edhe ambasadori Minxhozi, që gjithashtu foli për rritjen e shkëmbimit të mallrave ndërmjet dy shteteve .

Paraprakisht, Minxhozi e Gashi qëndruan edhe në pikën e sapohapur në Shistavec të Dragashit, pikë e cila synohet të ndërkombëtarizohet./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.