27-11-2024

Haxhiu flet për punësimin e burrit të saj si këshilltar në ministri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në Context të ATV-së e pranoi se burri i saj është i angazhuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Megjithatë, sipas saj, për punën si këshilltar i ministrit Elbert Krasniqi ai nuk merr asnjë cent.

“Nuk paguhet dhe nuk është duke u pagu nga asnjë organizatë tjetër. Në të ardhmën mund të ndërrojë situata. Por, e di me siguri që nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit”, theksoi Haxhiu në Context.

Po ashtu Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në Context të ATV-së tha se, rasti i dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë nuk është adresuar me kohë dhe ne mirëpresim një hetim të thellë.

“Rasti ishte raportuar në fund të qershorit, dhe është dashur të presim dy muaj që fajtorët të arrestohen. Prokurori nuk ka vepruar dhe, është i njëjti prokuror i rastit që, nuk kishte marrë masa edhe në një rast në Fushë Kosovë, ku një e mitur ka humbur jetën. Institucionet nuk arritën ta mbrojnë një fëmijë dhe Ministrja Haxhiu: Koha kur zyrtarët publik nuk i kryejnë detyrat e tyre, duhet të përfundojë. Mes viteve 2016 – 2022, gjykatat tona kanë arritur t’i realizojnë vetëm 10% të rasteve të veprës penale të dhunimit seksual”.

Duke folur për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, Ministrja Haxhiu tha se ne duam që ta shtyjmë përpara reformën në drejtësi, vetingun dhe ka një vullnet edhe të opozitës.

Asnjë koment

Comments are closed.