05-05-2024

Konfiskohet sasi e madhe të arit në këtë pikë kufitare

Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë në të gjitha pikat kufitare gjësende me vlerë të kontrabanduara.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sot në pikën kufitare në Han të Elezit është konfiskuar sasi e madhe e arit të çmuar, e cila po tentohej të kontrabandohej. Vlera e kapur është afër 30 mijë euro. Ky sukses vije një ditë pasi u prezantuan shifrat rekorde doganore.  Dogana ka prezantuar dje se vetëm gjatë këtij viti janë arritur afër 1 miliardë € të hyra, e që janë rreth 12.5 % më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Merita të mëdha për këtë ka drejtori i Doganës, Agron Llugaliu

Asnjë koment

Comments are closed.