27-07-2024

Helena e Trojës me plis!

Në mitologjinë Greke Helena ishte vajza e perëndisë Jupiter dhe ishte e famshme për bukurinë e saj të madhe. Jupiteri, duke marrë formën e një mjellme, joshi Ledën, e cila lindi Helenën nga një vezë, si dhe Clytemnestra dhe Castor dhe Pollux, prandaj lëvozhga e vezëve që shihet këtu në kokën e Helenës.

Por sakaq s’mund të lihet pa përmendur një fakt mjaft me interes. Ky ornament, (lëvozhgë veze), njihet gjerësisht në kulturën dhe kostumet autoktone shqiptare, si plis. A e lidh ky element domethënës bukuroshen hyjnore me popullsinë autoktone të asaj periudhe? Po personazhet e tjerë në Iliadë?

Helena ishte martuar me Menelaun, Mbretin e Spartës. Ndërsa burri i saj ishte larg, ajo u rrëmbye nga princi Trojan Paris, me të cilin u martua më vonë. Kështu filloi një luftë e gjatë midis Grekëve dhe Trojanëve. Njihen një varg versionesh të tjera të kësaj koke, njëra prej të cilave është në Palazzo Albrizzi në Venecia. Ajo u pa nga poeti Lord Bajron në 1812, i cili shkroi:

‘Në këtë pamje të dashur prej mermeri

Mbi veprat dhe mendimet e Njeriut,

Çfarë natyra mund, por nuk do të bënte

Dhe bukuria dhe Canova munden! ’

Antonio Canova, lindur 1757 – vdekur 1822 (skulptor)

Huazuar nga nga faqja Historia Shqiptare

Asnjë koment

Comments are closed.