Heq shiritat e inspektoratit, dërgohet në mbajtje malishevasi
Një person është shoqëruar në stacionin policor të Malishevës shkaku i largimit të shiritave të inspektoratit në vendpunishtën e tij, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hequr shiritat e vendosur nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit të vendosur në punishten e firmës së tij”, thuhet në raportin e policisë.
Në raport nuk njoftohet se për çfarë bëhej fjalë, dhe se përse ishte vendosur shiriti.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/