24-11-2024

Hetuesia largohet nga Infektiva, aty ishin prokurori dhe dy hetues

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po vazhdojnë të qëndrojnë Prokuroria dhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Express

Një prokuror dhe dy hetues janë parë duke dalur nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Pas mesnatës aty kanë vdekur katër persona të cilët ishin të infektuar me virusin COVID-19.

Vajza e njërit prej viktimave kanë ngritur dyshimet se vdekja e babait të saj është shkaktuar nga oksigjeni.

Megjithatë, as organet e rendit e as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dalë ende me versionin zyrtar se si ka ardhur deri te vdekja e katër pacientëve.

Organet e rendit po vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK.

Asnjë koment

Comments are closed.