19-04-2024

Hidhen poshtë nga Prokuroria pretendimet e Haskukës për Totajn

Prokuroria në Prizren ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, karshi kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Haskuka kishte paraqitur kallëzim penal ndaj Shaqir Totajt, Jeton Bytyqit (anëtar i PDK-së në Prizren) dhe dr. Sylejman Nishorit që e kishte shoqëruar delegacionin e PDK-së gjatë vizitës në Korishë me arsyetimin se kishin shkelur rregullat e karantinimit të fshatit Korishë me vizitën e tyre.

Kallëzimi penal lidhej me veprën penale – mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria ka hedhur poshtë akuzën pasi në veprimet e të dyshuarve nuk inkriminohen elementet e kryerjes së veprës penale të cilën kishte pretenduar Haskuka.

Publikimi i Bytyqit:

Dështimi i radhës, nga kryedështaku i Prizrenit z.Mytaher Haskuka!

Bëri shumë zhurmë për asgjë, se gjoja kemi shkelur ligjet aktuale në fuqi dhe ngriti kallëzim penal me motive politike në kohë të pandemisë. U tregua aq i paskrupullt, injorant, mashtrues dhe i padishëm “prof.dr.” Mytaher Haskuka, saqë në vend se të mirrej seriozisht me luftimin e pandemisë Covid-19, ai tentoi që përmes kallëzimeve penale, që dolën të jenë të kota, ta hutoj opinionin publik dhe ta shpërqëndroj vëmendjen nga dështimi total i tij, për mos menaxhim adekuat me pasojat e koronavirusit. Por, në fund drejtësia foli drejt, sepse të gjitha ato supozime nga z.Haskuka, dolën të jenë antikushtetuese.

Ndërsa sa i përket publikimit të kallëzimit penal ndaj nesh në faqen e tij në fb, Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka cënuar rëndë dhe ka shkelur ligjin për mbrojtjen e privatësisë dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ku rrjedhimisht për këto shkelje z.Mytaher Haskuka, për shkak të cënimit të personalitetit, ne, si palë të dëmtuara, do të inicojmë procedurë penale pranë organeve kompetente.

Në vijim gjeni: Vendimin e Gjykatës Supreme dhe njoftimin e hudhjes poshtë të kallëzimit penal, nga Prokuroria Themelore në Prizren./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.