25-11-2024

” Hidroregjioni jugor”, marrëveshje me drejtuesit e Mamushës për furnizim me ujë

Drejtuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Hidroregjioni jugor” në Prizren, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Mamushës, për furnizim me ujë të pijshëm.

Në zyrën e kryeshefit ekzekutiv të KRU ” Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, është nënshkruar kjo marrëveshje mes tij dhe kryetarit të komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq, në të cilen parashihet rregullimi i gjendjes së furnizimit me ujë të kësaj komune nga kompania “Hidroregjioni jugor”.

Baraliu, tha se pas zbulimit të një burimi në afërsi të fshatit Novakë, kanë filluar tashmë punimet e vendosjes së gypave për realizimin e projektit për të furnizuar me ujë edhe banorët e Mamushës.

Këtë marrëveshje e ka vlerësuar jetike për banorët e komunës së tij, kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, pasi që tha ai, jemi e vetmja komunë në vend e cila përballet me mungesë të furnizimit me ujë, dhe fal kësaj marrëveshje, do t’i jepet fund telasheve tona, u shpreh ai.

Realizimi i këtij projekti pritet të financohet nga organizma dhe institucione të ndryshme, ndërsa aktualisht kompania ” Hidroregjioni jugor”, vetëm për sigurimin e gypave për shpërndarjen e ujit nga burimet e Novakës, ka investuar rreth 300 mijë euro./tvprizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.