02-11-2024

Zgjatet orari në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Prizrenit

Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prizren do ta zgjasin orarin e punës edhe për një orë. Kjo bëhet shkaku i fluksit të madh të qytetarëve gjatë muajve të verës dhe rritjes së kërkesave për të pasur shërbime mjekësore.

Në  njoftimin e komunës, thuhet se Drejtoria e Shëndetësisë të gjitha qendrat e mjekësisë familjare ka marrë vendim për zgjatje të orarit të punës, për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, të cilat punojnë në dy ndërrime.

Orari i ri i punës do të jetë si në vijim:

1. Gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) orari për ndërrimin e paradites është 07:00-15:00, kurse për ndërrimin e pasdites 13:00-21:00.

2. Gjatë fundjavës (e shtunë – e diel) dhe festave, orari për ndërrimin e paradites është 07:00-14:00, kurse për ndërrimin e pasdites 14:00-21:00.

Të gjitha shërbimet shëndetësore pas orës 21:00, sikurse edhe rastet urgjente, do të ofrohen në Urgjencën e Qytetit.

Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga fillimi i javës së ardhshme, përkatësisht nga data 16.07.2018.

Asnjë koment

Comments are closed.